Golden Eagle Ylli mposht Pejën në play-off

Basketboll

Golden Eagle Ylli mposht Pejën në play-off

Më: 13 prill 2025 Në ora: 21:09
Pamje nga një ndeshje

Skuadra e Golden Eagle Yllit ka shënuar fitore ndaj Pejës në play-offin e dytë çerekfinale në Superligën e Kosovës.

Ekipi nga Suhareka shënoi fitore me shifrat 66:75 në ndeshjen e zhvilluar në Palestrën “Karagaqi” në Pejë.

Më i miri te Ylli ishte Jon Palokaj që shënoi 20 pikë, bëri një kërcim dhe katër asiste.

Kurse te Peja më i miri ishte Hot me 22 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime.

Ndeshja e tretë përcakton gjysmëfinalistin mes Golden Eagle Yllit dhe Pejës.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat