Partizani nuk e vë në diskutim fitoren

Basketboll

Partizani nuk e vë në diskutim fitoren

Më: 22 prill 2025 Në ora: 11:24
Pamje nga ndeshja

Partizani fitoi 3-0 (25-19, 25-21, 25-7) ndaj Skënderbeut në finalen e parë play off në volejboll për meshkuj, luajtur në Farkë.

Një sukses i merituar, madje deri diku i lehtë për kryeqytetasit, që udhëheqin 1-0 serinë e ndeshjeve. Një ndeshje që ishte “fotokopje” e atyre të zhvilluara mes këtyre dy skuadrave në kampionat.

Partizani, i pamposhtur këtë sezon, përsëriti të njëjtën gjë edhe në këtë finale të parë ndaj Skënderbeut. Miqtë nga Korça nuk ishin në gjendje të rivalizonin.

Madje shifrat e setit të tretë flasin qartë për një epërsi të dukshme të Partizanit, superior edhe në anën psikologjike.

Suksesi afron Partizanin me titullin kampion, që synon të mbrojë trofeun fituar vjet. Ndeshja e dytë do të luhet në Korçë.

Meshkuj, Finale-Play Off

Nd.1, Partizani – Skënderbeu, 3-0 (1-0)

24/4, Skënderbeu – Partizani, 17:00

27/4, Partizani – Skënderbeu, 18:00

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat