Lakers dhe Boston humbasin në çerekfinalet e radhës

Basketboll

Lakers dhe Boston humbasin në çerekfinalet e radhës

Më: 26 prill 2025 Në ora: 12:03
Pamje nga ndeshja

Skuadra kampione e Boston u mund 95-93 ndaj Orlando, duke pësuar humbjen e parë në fazën çerekfinale. Edhe pse Tatum realizoi 36 pikë ato s’mjaftuan për të fituar. Wagner me 32 pikë e Banchero me 29 bënë diferencën në fushë për Orlando.

Fitoren e parë në këto çerekfinale korri ekipi i Milwaukee, që mundi 117-101 Indiana. Antetokounmpo dhe Trent Jr. realizuan nga 37 pikë secili për ekipin e Bucks, ndërsa 28 pikët e Pascal Siakam për Indiana mbetën për statistikë.

Në Konferencën e Perëndimit, skuadra e Minnesota del sërish në avantazh pas fitores 116-104 ndaj Lakers. McDaniel me 30 pikë e Edwards me 29 u dalluan për vendasit, ndërsa 38 pikët e 10 rebound të LeBron James mbetën për statistikë.

Konferenca e Lindjes-Çerekfinale

(1) Cleveland – (10) Miami, (2-0)

(2) Boston – (7) Orlando, 93-95 (2-1)

(3) New York – (6) Detroit, (2-1)

(4) Indiana – (5) Milwaukee, 101-117 (2-1)

Konferenca e Perëndimit-Çerekfinale

(1) Oklahoma – (8) Memphis, (3-0)

(2) Houston – (7) Golden State, (1-1)

(3) Lakers – (6) Minnesota, 104-116 (1-2)

(4) Denver – (5) Clippers, (2-1)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat