New York e Minnesota pranë finaleve në Konferencat e tyre

Basketboll

New York e Minnesota pranë finaleve në Konferencat e tyre

Më: 13 maj 2025 Në ora: 11:16
Pamje nga ndeshja

Skuadra kampione e Boston rrezikon eliminimin nga gjysmëfinalet play off në Konferencën e Lindjes.

Ajo u mund sot 121-113 në fushën e New York, që tashmë udhëheq 3-1 serinë, duke qenë një fitore larg finales.

Edhe pse Jayson Tatum realizoi 42 pikë, ato s’mjaftuan për të evituar humbjen.

Për New York, Jalen Bronson realizoi 39 pikë e 12 asist, mbështetur nga Towns e Bridges me nga 23 pikë secili, duke bërë diferencën në fushë.

E njëjta situatë edhe në Konferencën e Perëndimit, ku ekipi i Minnesota udhëheq 3-1 serinë gjysmëfinale ndaj Golden State. Skuadra e “wolves” fitoi sot 117-110 në fushën e Warriors, në fund të një ndeshje të ekuilibruar.

Golden State, që fitoi ndeshjen e parë, e ka humbur ritmin dhe duket se lodhja e fazës “play in” dhe 7 çerekfinaleve po ndihet. Randle me 31 pikë e Edwards me 30 u dalluan për Minnesota, ndërsa për vendasit mungoi lideri.

Konferenca e Lindjes-Gjysmëfinale

Cleveland – Indiana, (1-3)

Boston – New York, 113-121 (1-3)

Konferenca e Perëndimit-Gjysmëfinale

Oklahoma – Denver, (2-2)

Minnesota – Golden State, 117-110 (3-1)

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat