Kryeministri Kurti e uron Trepçën për titullin e kampionit

Basketboll

Kryeministri Kurti e uron Trepçën për titullin e kampionit

Më: 21 maj 2025 Në ora: 23:16
Kryeministri Kurti

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e ka uruar KB Trepçën për titullin kampion në basketboll.

Mitrovicasit triumfuan sonte në serinë finale 4:2 ndaj Bashkimit në “Minatori” për ta mbrojtur titullin e kampionit.

Vet Kurti ishte i pranishëm në këtë ndeshje, teksa e uroi ekipin mitrovicas përmes një postimi në Facebook.

“Trepça kampione përsëri! Titulli i dytë radhazi dhe i gjashti në histori për minatorët e Mitrovicës që po vazhdojnë të dominojnë basketbollin vendor.

Përgëzime KB Bashkimit! Finalist dinjitoz që përkundër humbjes, i dha hijeshi kampionatit të sivjetëm me rivalitet të fortë. Urime Trepçës, qytetit të Mitrovicës dhe Torcidës, që edhe këtë herë ishin zemra e fitores”, shkroi Kurti.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat