Lojtari mohon: Shpifje

Basketboll

Lojtari mohon: Shpifje

Më: 3 qershor 2025 Në ora: 11:11
Foto ilustrim

Ylli i New Orleans Pelicans, Zion Williamson është akuzuar për përdhunim në Los Angeles.

Një grua me të cilën ai dyshohet se kishte një lidhje paraqiti një ankesë në Gjykatën e Lartë të Los Anxhelosit të enjten duke pretenduar se Williamson e përdhunoi atë në një apartament në Beverly Hills në dy raste në vitin 2020.

“Këto dy incidente nuk ishin të izoluara”, thuhet në dosje: “I pandehuri vazhdoi të abuzonte, përdhunonte, sulmonte dhe rrahte gruan në Kaliforni dhe shtete të tjera, përfshirë Luizianën dhe Teksasin, derisa marrëdhënia përfundoi në vitin 2023”.

Gruaja kërkon dëmshpërblim për agresionin, i konsideruar nbjë sulm seksual, dhunë në familje, vjedhje me thyerje. Lojtari dyshohet se ka hyrë në banesën e gruas dhe i ka marrë gjërat e saj dhe e ka përndjekur.

Avokatët e Williamson thanë se akuzat ishin “kategorikisht të rreme dhe të pamatura”, duke shtuar se ekipi ligjor i yllit të Pelicans do të kundërshtojë: “Kjo është një padi shpifëse dhe ne do të kërkojmë dëmshpërblim dhe ato do të jenë të rëndësishme“.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat