Indiana bën befasinë në finalen e parë

Basketboll

Indiana bën befasinë në finalen e parë

Më: 6 qershor 2025 Në ora: 11:54
Pamje nga ndeshja

Një kosh i Tyrese Haliburton në sekondën e fundit i dha fitoren skuadrës së Indiana, që mundi 111-110 Oklahoma në finalen e parë të play off-it në NBA.

Një ndeshje e çmendur, me miqtë që besuan deri në fund te fitorja dhe ia dolën mbanë.

Oklahoma shpërdori mundësinë për të fituar këtë finale në shtëpinë e saj, teksa ishte edhe +11 pikë në avantazh.

Gjashtë lojtarë të Indiana, përfshi të gjithë titullarët, realizuan mbi 10 pikë.

U dalluan edhe Pascal Siakam me 19 pikë e Toppin 17 pikë, ndërsa Haliburton realizoi 14 pikë e 10 rebound. Për Oklahoma, shënuesi më i mirë ishte Alexander Shai me 38 pikë, por që nuk u mbështet sa duhet nga pjesa tjetër e skuadrës.

Momenti i koshit të fitores ishte i vetmi që Indiana doli në avantazh, duke i dhënë një emsazh të mirë të gjithëve atyre që i konsideronin humbës. Oklahoma do të luajë edhe ndeshjen e dytë në fushën e saj dhe pritet një reagim i fortë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat