Oklahoma dominon në sfidën e pestë ndaj Indianas

Basketboll

Oklahoma dominon në sfidën e pestë ndaj Indianas

Më: 17 qershor 2025 Në ora: 11:12
Pamje nga ndeshja

Oklahoma fitoi 120-109 ndaj Indiana në finalen e pestë play off në NBA dhe tashmë udhëheq 3-2 serinë e takimeve. Kjo është hera e parë në këto finale që Oklahoma del në avantazh.

Sfida e luajtur në shtëpinë e Thunder u dominua nga basketbollistët vendës, që triumfuan falë Jalen Williams dhe Alexander Shai. I pari realizoi 40 pikë, ndërsa i dyti shënoi 31 pikë e 10 asist.

Një dyshe që bëri diferencën në fushë.

Për Indiana, Pascal Siakam realizoi 28 pikë, por që s’mjaftyuan për të fituar. Indiana synon të rikthejë ekuilibrin në sfidën e gjashtë, që e luan në shtëpinë e saj.

Gjithsesi, Oklahoma tashmë është një fitore larg titullit kampion dhe ka dy ndeshje për ta arritur atë. Sfida e radhës do të jetë për “jetë e vdekje” për Indiana.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat