Titulli kampion vendoset në finalen e shtatë

Basketboll

Titulli kampion vendoset në finalen e shtatë

Më: 20 qershor 2025 Në ora: 12:18
Pamje nga ndeshja

Indiana fitoi sot 108-91 ndaj Oklahoma në finalen e gjashtë play off në NBA, duke barazuar 3-3 serinë e takimeve mes dy skuadrave. Gjithçka për sa i përket ekipit kampion do të vendoset në ndeshjen e shtatë dhe të fundit.

Dy skuadrat finaliste, që nuk priteshin të arrinin deri këtu në këtë fillim-sezon, zhvilluan një tjetër ndeshje të bukur. Në shtëpinë e saj, Indiana nuk zhgënjeu dhe arriti të triumfojë me meritë.

Gjashtë basketbollistë të Indiana realizuan mbi 10 pikë, ku u dallua Toppin me 20 pikë. Për Oklahoma, Alexander Shai realizoi 21 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar. Ndeshja e shtatë do të luhet të hënën në shtëpinë e Oklahoma.

NBA-Finalet play off

Nd.1, Oklahoma – Indiana, 110-111

Nd.2, Oklahoma – Indiana, 123-107

Nd.3, Indiana – Oklahoma, 116-107

Nd.4, Indiana – Oklahoma, 104-111

Nd.5, Oklahoma – Indiana, 120-109

Nd.6, Indiana – Oklahoma, 108-91 (3-3)

Nd.7, Oklahoma – Indiana, 22 qershor

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat