Shqipëria tregon forcën përballë Maltës

Basketboll

Shqipëria tregon forcën përballë Maltës

Më: 5 korrik 2025 Në ora: 22:12
Pamje nga ndeshja

Shqipëria i ka nisur me fitore finalet e Kampionatit Europian të moshës deri në 16 vjeç në basketboll për djem, Divizioni C.

Gjithçka është duke u zhvilluar në Pallatin e Sportit “Qazim Dervishi”, Shkodër, ndërsa kuqezinjtë e Elidon Beqos kanë fituar me 39 pikë diferencë ndaj Maltës.

Pas një fillimi të ekuilibruar për periodës së parë, atje ku si Shqipëria, ashtu dhe Malta ishin në avantazh, nis shkëputja e kuqezinjve, të cilët fitojnë 22-14. Diferenca e pikëve vjen duke u thelluar në periodën e dytë.

Madje me një avantazh të pjesshëm 10-0, Shqipëria është shkëputur deri në 18 pikë diferencë dhe në fund 39-26. Dhe e treta është po në avantazhin e Shqipërisë.

30-5 e në përfundim 69-31. 18-18 e fundit dhe në total 87-49. Bojka për Shqipërinë dhe Said-Holier për Maltën lojtarët më të mirët të ndeshjes. Në ndeshjet e tjera Luksemburgu ka mundur Maltën, 109-39, kurse Azerbajxhani, 105-60 San Marinon. Kampionati Europian i moshës deri në 16 vjeç përfundon më 13 korrik.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat