Vashat Kuqezi fuqi për Kosovën

Basketboll

Vashat Kuqezi fuqi për Kosovën

Më: 8 korrik 2025 Në ora: 23:27
Rezultati

Kosova pësoi nga Shqipëria në ndeshjen e parë të FIBA U16 EuroBasket 2025, Divizioni C, me rezultat 43:60 (10:18, 14:15, 13:11, 6:16), takim që u zhvillua në Pejë.

Çereku i parë foli më mirë për mysafiret, të cilat e mbyllën atë me epërsi 10:18.

Pjesa e dytë ishte më e baraspeshuar, me rezultatin 14:15 në favor të Shqipërisë.

Në periodën e tretë, Kosova u rikthye dhe arriti ta fitojë atë me rezultat 13:11.

Megjithatë, në çerekun e fundit, përkundër përpjekjeve për rikthim, Kosova nuk ia doli.

Shqipëria u mbrojt mirë dhe dominoi këtë periudhë me shifrat 6:16, duke siguruar fitoren me rezultat të përgjithshëm 43:60.

Pe Kosova u dalluan Anila Fazliu me 14 pikë dhe Bora Mullabazi me 8 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat