Finalja një “mollë e ndalueme” për Shqipërinë e moshës deri në 16 vjeç në Kampionatin Europian, Divizioni C, që është duke u zhvilluar në Shkodër.
Pas Armenisë, edhe Luksemburgu na ka mundur me 39 pikë diferencë në shifrat 108-69.
Të saktë në gjuajtje për dy pikë e për tre pikë, shfrytëzim maksimal në gjuajtjet e lira, por dhe një mbrojtje agresive e presing i lartë e kaq mjafton që Luksemburgu të shfaqet që në periodën e parë në shifrat 38-17.
Pavarësisht fitores së periodës së dytë nga Shqipëria, 18-22, Luksemburgu në pushim ka kryesuar 56-39. Një avantazh që ka ardhur duke u thelluar dhe në fund një fitore e thellë e Luksemburgut, që në katër ndeshje ka katër suksese, kurse në disa raste është skuadër që shënon 110 e 120 pikë ndaj kundërshtarëve.
Këtë bëri dhe me Shqipërinë, që mbetet në Divizionin C, e që të dielën do të luajë për vendet 3-4. Kampionati Europian i basketbollit për djem, Divizioni C, përfundon më 13 korrik. Mema, Gorodezki e Bokaj ishin ato që u munduan të mbanin Shqipërinë në lojë, por ishte fare pak.