Armenia, kundërshtar i frikshëm

Basketboll

Armenia, kundërshtar i frikshëm

Më: 14 korrik 2025 Në ora: 00:03
Pamje nga ndeshja

Armenia rezulton përsëri kundërshtar i vështirë për kuqezinjtë e vegjël në basketboll, teksa ka zënë vendin e tretë dhe ka merituar medaljet e bronzta në Kampionatin Europian.

Shqipëria, në finalen për vendet 3-4, është mundur me 42 pikë diferencë në shifrat 118-76.

Në fakt kuqezinjtë e kanë nisur mirë, ndërsa kanë kryesuar 15-17.

Një trepikësh i Agabekian e kalon Armeninë për herë të parë në avantazh 18-17. 18-19, 20-19, 20-21 dhe përfundimisht perioda e parë 23-21 për Armeninë. E dyta i vë vulën suksesit të Armenisë, që ka thelluar në 55-29.

Dy periodat e dyta janë për Armeninë, që në fund ka fiksuar shifrat 118-76. Në këtë mënyrë, Shqipëria e moshës deri në 16 vjeç e ka mbyllur në vendin e katërt me dy fitore dhe tre humbje e përsëri në Divizionin C.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat