Përfundon me sukses Kampi Nacional 2025

Basketboll

Përfundon me sukses Kampi Nacional 2025

Më: 26 korrik 2025 Në ora: 14:48
Foto e përbashkët

Pas gjashtë ditësh të mbushura me energji , përkushtim dhe punë intensive , ka përfunduar me sukses Kampi Nacional 2025, i organizuar nga Federata e Basketbollit e Kosovës .

Në këtë kamp morën pjesë mbi 50 fëmijë , djem dhe vajza nga e gjithë Kosova, të cilët zhvilluan stërvitje të përbashkëta , nën drejtimin e trajnerëve të përzgjedhur dhe stafit teknik të përfaqësueseve të reja .

Kampi kishte për qëllim identifikimin dhe zhvillimin të talenteve të rinj , që do të përfaqësojnë Kosovën në garat ndërkombëtare të ardhshme në kuadër të projektit Youth Development Fund (YDF) të FIBA-s .

Gjatë këtyre ditëve , përveç sesioneve të shumta teknike dhe taktike , pjesëmarrësit patën mundësi të përfitojnë edhe nga ligjërata edukative dhe aktivitete që promovojnë disiplinën , bashkëpunimin dhe frymën ekipore .

Ky kamp dëshmon edhe një herë përkushtimin e FBK-së për zhvillimin e gjeneratave të reja dhe avancimin e basketbollit në vendin tonë , duke krijuar mundësi reale për rritje profesionale dhe përfaqësim dinjitoz në arenën ndërkombëtare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat