Orlando dhe Memfis do të ndeshen në Berlin

Basketboll

Orlando dhe Memfis do të ndeshen në Berlin

Më: 30 korrik 2025 Në ora: 16:32
Foto ilustrim

NBA ka bërë zyrtar sot planin tre-vjeçar për ndeshjet e sezonit të rregullt, të cilat do të luhen në Europë.

Në njoftim bëhet me dije se në “Uber Arena” të Berlit, Orlando Magic do të sfidojë Memphis Grizzlies më 15 janar të 2026.

Zgjedhja e “transferimit” të ekipit të Orlandos në Europë nuk është rastësi pasi me Magic aktivizohen plot tri basketbolistë gjermanë.

Kjo do të jetë hera e parë që një ndeshje e sezonit të rregullt të NBA do të mbahet në Gjermani.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat