Arrestohet ish basketbollisti i njohur

Basketboll

Arrestohet ish basketbollisti i njohur

Nga: K.G. Më: 31 korrik 2025 Në ora: 18:29
Gilbert Arena

Ish – basketbollisti i NBA-së, Gilbert Arenas, u arrestua të mërkurën së bashku me pesë persona të tjerë për organizim lojërash të paligjshme pokeri, njoftoi sot sistemi i drejtësisë amerikane.

Arenas, ish-lojtar i Washingtonit, dha me qira një rezidencë luksoze që zotëronte në Los Angeles, ku u zhvilluan lojëra pokeri me rrezik të lartë midis shtatorit 2021 dhe korrikut të vitit 2022, sipas një aktakuze të publikuar në Los Angeles.

Arenas, mori pjesë në NBA All-Star Game tri herë gjatë karrierës së tij, luajti në ligën më të fortë të basketbollit në botë deri në vitin 2012, dhe më pas luajti një sezon në Kinë për Shanghai Sharks.

Ai është akuzuar për tre vepra, përfshirë një për organizimin e lojërave të fatit të paligjshme, dhe secila akuzë mbart një dënim maksimal prej pesë vjetësh burg.

Në një seancë dëgjimore në gjykatën federale në Los Angeles të mërkurën pasdite, Arenas u deklarua i pafajshëm dhe u lirua me një garanci prej 50,000 dollarësh. Gjykimi i tij pritettë bëhet më 23 shtator.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat