Antetokoumpo e Donçiç konfirmojnë pjesëmarrjen

Basketboll

Antetokoumpo e Donçiç konfirmojnë pjesëmarrjen

Më: 2 gusht 2025 Në ora: 14:05
Donçiç

Europiani i basketbollit, i cili do të luhet në Katovicë (Poloni), Limasol (Qipro), Riga (Letoni) dhe Tampere (Finlandë), pritet që të jetë mjaft emocionues.

Prej pak ditësh është mësuar se disa prej yjeve të kontinentit, të cilët luajnë në NBA, kanë konfirmuar pjesëmarrjen me kombëtaret respektive.

Kompeticioni, i cili nis në 27 gusht dhe mbaron në 14 shtator, do të jetë mjaft i luftuar.

Përveç skuadrave si Gjermania dhe Spanja, të cilat kanë disa lojtarë niveli, pretendente për suksesin final do të do jenë edhe Greqia, Sllovenia dhe Serbia, të cilat respektivisht do të mbështeten në individë si Antetokoumpo, Donçiç dhe Jokiq.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat