Shqipëria, sot kundër Maltës për vendet 9-14

Basketboll

Shqipëria, sot kundër Maltës për vendet 9-14

Më: 6 gusht 2025 Në ora: 14:38
Shqipëria

Pasi e mbylli fazën e grupeve në vend të fundit dhe me tri humbje të thella,

Shqipëria U-20 e basketbollit të vajzave do të rikthehet sot në parket për ndeshjet e saj në Divizionin B të Kampionatit Europian që po mbahet në Miskolc të Hungarisë.

Vajzat kuqezi tashmë do të luajnë për klasifikimin final që do të vendosë vendet 9/14, ndërsa sot në orën 15:00 do të kenë përballë Maltën.

Kombëtarja e drejtuar nga trajneri Vladimir Xheka shpreson që të marrë rezultatin e parë pozitiv në këtë kompeticion, ndërsa ashtu sikurse vajzat kuqezi edhe Malta nuk e ka provuar ende shijen e fitores.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat