Hasani dhe Juniku diplomojnë në Programin e FIBA Time-Out 3.0

Basketboll

Hasani dhe Juniku diplomojnë në Programin e FIBA Time-Out 3.0

Më: 15 gusht 2025 Në ora: 15:33
Juniku

Menaxherja e Eventeve e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Artina Hasani dhe Drejtori i 3x3 Prishtina, Fisnik Juniku, të enjten me sukses e kanë përfunduar Programin FIBA Time-Out 3.0.

Të dy kanë marrë Postgraduate Certifikatë në “Biznes dhe Menaxhment”, si dhe certifikatën për përfundimin me sukses të kursit të FIBA-s “Biznesi në Sport” në kuadër të programit FIBA Manager Course, në “Northubria Newcastle University”.

Ceremonia e diplomimit të studentëve të programit të FIBA Time Out 3.0 është organizuar në Mies, Zvicër, në Patrick Baumann House of Basketball.

Në këtë ceremoni morën pjesë edhe Presidenti i FIBA Evropës, Jorge Garbajosa, Drejtori Ekzekutiv i FIBA Evropës, Kamil Novak dhe mysafirë e bashkëpunëtorë të FIBA-s, në kuadër të këtij programi.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat