Tony Parker zbulon ëndrrën e tij

Basketboll

Tony Parker zbulon ëndrrën e tij

Më: 29 gusht 2025 Në ora: 12:06
Tony Parker

Tony Parker është një legjendë e basketbollit europian dhe një ikonë e San Antonio Spurs dhe NBA. Në një intervistë për “L’Equipe”, Parker ka dhënë një intervistë, duke zbuluar ëndrrën e tij.

Ai ka rrëfyer se ëndrra e tij është të jetë trajner në NBA, për të vijuar edhe më tej aventurën e tij aty ku dhë u bë i famshëm si lojtar. Tashmë 43 vjeç, ai pret të marrë certifikatën e nevojshme për të provuar këtë aventurë.

“E njoh mirë NBA, pasi kam luajtur aty për një kohë shumë të gjatë.

Të shohim se çfarë do të rezervojë e ardhmja, por do të më pëlqente të isha trajner në NBA një ditë”, tha Parker, që ka fituar 4 tituj kampionë me Spurs.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat