Skuadra e Besëlidhjes bëhet gati për mbrojtjen e titullit

Basketboll

Skuadra e Besëlidhjes bëhet gati për mbrojtjen e titullit

Më: 30 gusht 2025 Në ora: 12:37
Pamje nga ndeshja

Skuadra e Besëlidhjes në basketboll për meshkuj ka nisur nga puna për ndërtimin e  një tjetër ekipi fitues, për të mbrojtur titullin kampion në Superligë. Në faqen e tij zyrtare në Facebook, klubi lezhjan ka konfirmuar afrimet e para në merkato.

Kështu, shtatlarti Trey Edmonds është përforcimi më i fundit, që vjen nga Amerika dhe do të luajë në pozicionin e qendrës.

Një tjetër amerikan që do të veshë fanellën e Besëlidhjes është Dalon Dean, që luan anësor.

Basketbollisti i tretë që vjen nga përtej oqeanit është Momo Stokes, ndërkohë që më herët, në radhët e skuadrës së drejtuar nga trajneri Afrim Bilali ka ardhur edhe talenti i koshit shqiptar Frenki Lilaj, që vjet lunate me Tiranën.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat