Shqiptarët me Turqinë tronditën Serbinë

Basketboll

Shqiptarët me Turqinë tronditën Serbinë

Nga: K.G. Më: 3 shtator 2025 Në ora: 22:21
Turqia

Turqia ka treguar zemër të madhe, ka shënuar fitore të rëndësishme ndaj Serbisë me rezultat 95:90 (19:18, 27:31, 28:24, 21:17) në kuadër të Eurobasket 2025.

Ndeshja është zhvilluar në Riga të Letonisë, ndërsa basketbollistët e Turqisë i dhanë oditje të fortë serbëve.

Dy basketbollistë shqiptare në parket, Erxhan Osmani dhe Kenan Spahi.

Erxhan Osmani është paraqitur 34 minuta e 48 sekonda duke shënuar 10 pikë dhe Kenan Spahi 23 minuta e 23 sekonda, ku ka realizuar 5 pikë

Turqia përfundoi në vend të parë në Grupin A me 10 pikë (5 fitore rresht) e një më shumë se Serbia në pozitën e dytë. Turqia i shkaktoi humbjen e parë Serbisë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat