Në ditën e dytë ka ligjëruar trajneri kondicional Agon Haliti, për përgatitjen e skuadrës para fillimit të ndeshjes.
Më pas ka ligjëruar eksperti i njohur i basketbollit ndërkombëtar, Arik Shivek.
Shivek ka ligjëruar për mbrojtjen 1 kundër 1 dhe tranzicionin në mbrojtje.
Seminari do të vazhdojë edhe nesër ku është dita e fundit dhe do të certifikohen trajnerët pjesëmarrës, që kanë qenë në numër mjaft të madh.
Seminari organizohet nga Federata e Basketbollit e Kosovës në bashkëpunim me Shoqatën e Trajnerëve të Basketbollit të Kosovës dhe Komitetin Olimpik të Kosovës (KOK).
Ky Seminar përkrahet nga Solidariteti Olimpik, fondacioni më i madh në kuadër të Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (KON), për zhvillim të sportit në vende të ndryshme të botës e po ashtu edhe nga FIBA, shtëpia e basketbollit botëror.