​KB Bashkimi debuton sot në garat evropiane

Basketboll

​KB Bashkimi debuton sot në garat evropiane

Më: 24 shtator 2025 Në ora: 10:39
Foto ilustrim

Sot skuadra e KB Bashkimit do të zhvillojë një nga ndeshjet më të rëndësishme të këtij sezoni, teksa përballet me klubin polak Anëil Ëłocłaëek në kuadër të para-kualifikimeve të FIBA Europe Cup.

Përballja zhvillohet në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, aty ku pritet një atmosferë e zjarrtë nga tifozët “Arpagjik’t”.

Shitja e biletave do të vazhdojë edhe sot nga ora 12:00 para palestrës, ndërsa dyert do të hapen në ora 18:00.

Pritet që palestra të jetë e mbushur plot, me tifozët që do të mbështesin skuadrën në përpjekjen për një fitore historike kundër një rivali me traditë në basketbollin evropian.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat