Arben Fetahu: Remzi Ramadani me urtësinë e tij ishte shembull për të gjithë

Basketboll

Arben Fetahu: Remzi Ramadani me urtësinë e tij ishte shembull për të gjithë

Më: 25 shtator 2025 Në ora: 22:11
Remzi Ramadani

Arben Fetahu, kryetar i Federatës së Basketbollit të Kosovës, është i pikëlluar thellë me ikjen në amshim të ish gjyqtarit dhe vëzhguesit të basketbollit, Remzi Ramadani.

“E nderuara Familja Ramadani, i nderuar komunitet i basketbollit, me pikëllim të thellë kemi pranuar lajmin për ndarjen nga jeta të ish-gjyqtarit të njohur dhe vëzhguesit të basketbollit, Remzi Ramadani.

Ramadani ishte gjyqtar i basketbollit në kohërat më të vështira për sportin e Kosovës, paraluftës, por edhe pasluftës, duke ndarë drejtësinë me nder dhe profesionalizëm në nivelin më të lartë.

Ai nuk iu nda palestrave pasi la referimin, duke u bërë vëzhgues i basketbollit, ku e kreu punën me përkushtim të plotë.

Remzi Ramadani me urtësinë e tij ishte shembull për të gjithë, e kështu do të mbahet mend gjithmonë.

Në emrin tim personal dhe të Federatës së Basketbollit të Kosovës dua të shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ramadani dhe gjithë komunitetin e basketbollit”, shpreh ngushëllime Arben Fetahu.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat