Sigal Prishtina e fillon me fitore

Basketboll

Sigal Prishtina e fillon me fitore

Më: 1 tetor 2025 Në ora: 21:27
Pamje nga ndeshja

Sigal Prishtina e filloi me fitore edicionin në Ligën ENBL.

Bardhekaltrit në shtëpi triumfuan ndaj BC Gimle me rezultat 90:79 (13:18, 23:15, 24:19, 30:27).

Vetëm në periudhën e parë, mysafirët për një nuancë ishin më të mirë, derisa më pas në 30 minutat e ardhshëm, kryeqytetasit ishin më të mirë, për të triumfuar në fund me 11 pikë dallim.

Te vendasit u dallua Deondre Burns me 30 pikë e pesë kërcime.

Kjo është hera e dytë që Sigal Prishtina është pjesëmarrëse në këtë ligë, ku ka katër ndeshje në shtëpi dhe katër jashtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat