Cibona e Zagrebit do të zbarkojë në Prizren pikërisht me 15 tetor ku do të ndeshet me Bashkimin në kuadër të xhiros së parë të grupeve në Kupën Evropian në basketboll.
Cibona nuk është si në vitet e arta, vitet e 80-ta, por është një ekip e mirë.
Një ekip që ka pas batica dhe zbatica në vitet e fundit.
Cibona aktualisht renditet në vend të 10-të në kampionatin kroat, por ka vetëm një ndeshje të zhvilluar, ndërsa Zara ka dy fitore në dy takimet e para dhe kryeson renditjen.