Edicioni i ri në ProCredit Superligën e Kosovës në basketboll filloi me fitoren e Sigal Prishtinës ndaj Golden Eagle Yllit me rezultat 76:78 (12:18, 20:19, 17:29, 25:14).
Në një dramë në fund, bardhekaltrit shënuan fitoren e parë në këtë edicion.
Te vendasit u dallua Trevon Allen me 22 pikë,.
Ndërkohë që te mysafirët Lamb Autrey kishte 15 pikë, gjashtë kërcime e tetë asistime, ndërsa Arian Azemi shtoi 12 pikë, pesë kërcime e pesë asistime.