Ka nisur Kampionati Kombëtar i Basketbollit për femra, me skuadrën kampione të Flamurtarit që fitoi 69-50 ndaj Studentit, ndeshje e luajtur në Vlorë.
Një fitore e lehtë e ekipit vendës, që u shkëput 42-24 në mbyllje të pjesës së parë, ndërsa në të dytën Flamurtari administori avantazhin. Scott me 22 pikë ishte shënuesja më e mirë për Flamurtarin.
Në “Fahrie Hoti”, ekipi i Tiranës fitoi 64-61 ndaj Partizanit në derbin kryeqytetas, në një përballje të ekuilibruar deri në fund. Të dyja skuadrat rivalizuan deri në fund për fitoren, por në fund ajo i buzëqeshi skuadrës bardheblu.
Tirana fitoi falë 26 pikëve të Qosja, mbështetur edhe nga Lugaj me 18 pikë, ndërsa për skuadrën e “kuqe” dyshja Lalaj-Evans realizoi 24 pikë, por që s’mjaftuan për të fituar.
Kategoria e Parë-Femra, java e parë
Tirana – Partizani, 64-61
Flamurtari – Studenti, 69-50
Vllaznia (pushim)
Renditja: Flamurtari 2 pikë, Tirana 2 pikë, Partizani 1 pikë, Studenti 1 pikë, Vllaznia 0 pikë.