Derbi i rivalëve të vjetër në Mitrovicë

Basketboll

Derbi i rivalëve të vjetër në Mitrovicë

Nga: K.G. Më: 5 tetor 2025 Në ora: 15:09
Pamje në Mitrovicë

Sonte do të luhet derbi i rivalëve të vjetër mes Trepçës së Mitrovicës dhe Pejës.

Derbi i madh në hapje të edicionit të ri të elitës së basketbollit të Kosovës. Pritet lojë me rivalitet të madh dhe shikueshmëri në Mitrovicë, në qytetin që është kampion edhe për shikueshmëri. 

“Po fillon edicioni i ri. 

Sot me fillim në orën 19:00 udhëtojmë në Mitrovicë, ku në palestrën "Minatori" jemi mysafirë të KB Trepçës për ndeshjen e parë të sezonit 2025/26”, njofton KB Peja.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat