Përfundon me sukses gara e Alley Oop në Prishtinë

Basketboll

Përfundon me sukses gara e Alley Oop në Prishtinë

Më: 6 tetor 2025 Në ora: 15:53
Foto ilustrim

Për vitin e dytë radhazi, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) po i organizon garat e Alley Oop.

Gara e parë ashtu si edicionin e kaluar u organizua në kryeqytet.

Në këtë garë morën pjesë pesë ekipe. Fillimisht u zhvilluan ndeshjet në grupe, e më pas dy ndeshjet gjysmëfinale dhe finalja.

E, në finale, pas sfidave interesante u përballën Prishtina me Mjeshtrat, ku Prishtina sërish fitoi në kryeqytet me rezultat 21:16.

Alley Oop këtë edicion do të mbahet në tetë qytete të Kosovës, duke e bërë më masovik 3x3, që është një nga qëllimet e Federatës së Basketbollit të Kosovës.

Ky udhëtim sportiv përmbyllet me një turne final në Prishtinë, ku do të përballen fituesit e të gjitha qyteteve, të cilët do të përfaqësojnë qytetin e tyre për titullin kampion.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat