Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) me mbështetjen e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, do të mirëpresë dy nga ngjarjet më të rëndësishme të FIBA Evropës.
FIBA Europe U14 Get-Together dhe FIBA Europe Youth Commission, duke e vendosur vendin tonë në qendër të hartës ndërkombëtare sportive dhe diplomatike.
Kjo konsiderohet si arritje e madhe nga FBK.
Kjo ngjarje mbahet në Prishtinë më 17–19 tetor.