Mesazhi ishte i qartë

Basketboll

Mesazhi ishte i qartë

Më: 8 tetor 2025 Në ora: 11:10
LeBron James

Bota e sportit mbajti frymën për 24 orë, duke pritur të dëgjonte se çfarë njoftimi do t’i bënte LeBron James të gjithë botës.

Kjo për shkak të mënyrës se si James e publikoi ngjarjen, siç e quajti ai, “Vendimi i të gjitha vendimeve”.

Po në këtë mënyrë ai i bëri jehonë njoftimit të tij të vitit 2010, kur kaloi nga Cleveland Cavaliers te Miami Heat. Ndërsa këtë herë të gjitha shenjat tregonin tërheqjen e tij nga basketbolli.

Por, në minutën e fundit, 4 herë kampioni i NBA-së i habiti të gjithë: njoftimi kishte të bënte vetëm me një partneritet me një kompani konjaku. E gjithë bota e sportit mbeti e zhgënjyer nga pritja e gjatë.

“LeBron, të gjithë duan të dinë se ku do të shkojnë talentet e tua këtë vit“, i bëri intervistuesi LeBron James të njëjtën pyetje si vendimi i vitit 2010. “Ishte e vështirë“, u përgjigj LeBron, ylli i Lakers.

“Kam vendosur që këtë vjeshtë t’i çoj talentet e mia te Hennessy V.S.O.P.” LeBron e ripostoi videon e Hennessy (marka e alkoolit të sponsorizuar) nëpërmjet llogarisë së tij në X, duke e shoqëruar atë me dy ikona: një shkelje syri dhe një gjuhë të nxjerrë jashtë.

Mesazhi ishte i qartë: Ia dola! Mbreti, ende në një gjendje të jashtëzakonshme fizike, nuk ka ndërmend të abdikojë dhe të largohet nga basketbolli.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat