Basketbollistet e Pejës 03 i pret sfidë shumë e vështirë në shtetin çek, ku do të përballen me Levhartice Chomutov.
Vashat pejanet synojnë paraqitej sa më të mirë në këtë sfidë që luhet sonte (19.00) në kuadër të FIBA EuroCup Women 2025-26!
“Çikat e Pejës gati për sfidën në FIBA EuroCup Women 2025-26 ku përballen në ndeshjen e parë kundër Levhartice Chomutov në City Sports Hall, Chomutov – Çeki.
Me fokus, energji dhe shpirt garues, Peja 03 synon fitoren!”, thuhet në njoftimin e FBK-së.