Ekipi i Vëllaznimi nuk e ka nisur mirë edicionin e ri, duke pësuar humbje të thellë nga Bashkimi me rezultat 106:69.
Megjithatë gjakovarët duke parë se kanë mangësi vazhdojnë me përforcime që të janë sa më të kompletuar në vazhdim të kampionatit.
“Kemi përfunduar me sukses marrëveshjen edhe me një lojtar të ri të huaj.
Bëhet fjalë për qendrën e gjatë 208 centimetra - Yor Anei.
Lojtari vjen te Vëllaznimi pas përvojave të ndryshme në SHBA, fillimisht në kolegjet nga NCAA1: Oklahoma State Coëboys, SMU Mustangs dhe DePaul Blue Demons.
Pas përvojës kolegjiale, Anei filloi karrierën profesionale dhe ka luajtur për ekipe në NBA G League si: Motor City Cruise, Raptors 905, Ëestchester Knicks, Ëisconsin Herd, Indiana Mad Ants dhe së fundmi u paraqit me Ëindy City Bulls.
Lojtarit i dëshirojmë mirëseardhje dhe suksese të shumta me fanellën e vlefshme Kuqezi!”, njofton KB Vellaznimi.