Euroleague pa pretendentë

Basketboll

Euroleague pa pretendentë

Më: 16 tetor 2025 Në ora: 11:44
Pamje nga ndeshja

Janë luajtur në mesjavë takimet e raundit të katërt të Euroleague në basketboll për meshkuj. 

Me nga 3 fitore e 1 humbje, në krye të renditjes, janë edhen Real Madrid, Barcelona, Paris Basketoll, Hapoel Tel Aviv dhe Panatrhinaikos.

Të gjitha këto skuadra kanë fituar në ndeshjet e mesjavës, ku po befason skuadra izraelite, debutuese.

Në ndeshjet e kësaj jave spikat fitorja jashtë fushe e Anadolu Efes, që në Athinë mposhti 82-78 Olympiacos. Bie sërish skuadra kampione e Fenerbahce, që në Stamboll u mund 93-69 nga debutuesit e Dubai Basketball.

Euroleague-Raundi i 4-t

Maccabi Tel Aviv – Barcelona, 71-92

Fenerbahce – Dubai Basketball, 69-93

Crvena Zvezda – Zalgiris Kaunas, 88-79

Olympiacos – Anadolu Efes, 78-82

Bayern Munich – Armani Milano, 64-53

Panathinaikos – Villeurbanne, 91-85

Virtus Bologna – Monaco, 77-73

Valencia Basket – Hapoel Tel Aviv, 93-100

Real Madrid – Partizan Beograd, 93-86

Paris Basketball – Baskonia Gasteiz, 105-87

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat