Java e dytë e ProCredit Superligës solli shumë sfida interesante.
GO+ Peja fitoi në derbin e javës ndaj Golden Eagle Yllit, ku Alan Herndon kishte dyshifror të dyfishtë me 13 pikë e dhjetë kërcime, duke pasur indeksin 21, apo më të lartin në këtë sfidë. Alan shpallet MVP i javës së dytë.
Ai u ndihmua nga Malcolm Armstead me 18 pikë, tri kërcime e shtatë asistime.
Batin Tuna u dallua te Trepça në fitoren e lartë ndaj Vëllaznimit me 24 pikë, dhjetë kërcime e gjashtë asistime.
Arian Azemi ishte më i miri te Sigal Prishtina në fitoren ndaj Borës me 19 pikë, pesë kërcime e nëntë asistime.
Lejson Zeqiri ishte më meritori për fitoren e Bashkimit ndaj Rahoveci 029. Zeqiri shënoi pesë pikë në fund të ndeshjes, derisa e mbylli ndeshjen me 17 pikë, dhjetë kërcime e një asistim.
MVP
Alan Herndon (Peja) 13 pikë, 10 kërcime, / asistime, 21 indeksi
Top
Alan Herndon (Peja) 13 pikë, 10 kërcime, / asistime, 21 indeksi
Batin Tuna (Trepça) 24 pikë, 10 kërcime, 6 asistime, 33 indeksi
Arian Azemi (Sigal Prishtina) 19 pikë, 5 kërcime, 9 asistime, 26 indeksi
Lejson Zeqiri (Bashkimi) 17 pikë, 10 kërcime, 1 asistim, 20 indeksi
Malcolm Armstead (Peja) 18 pikë, 3 kërcime, 7 asistime, 18 indeksi