Oklahoma mund Houston në kohën e dytë shtesë

Basketboll

Oklahoma mund Houston në kohën e dytë shtesë

Më: 22 tetor 2025 Në ora: 11:37
Pamje

Sezoni i ri i NBA nisi me dy ndeshje mjaft të bukura. Hartuesit e kalendarit vendosën që të rikthenin në Oklahoma, Durant, i cili sfidoi Thunder me ekipin e tij të ri, Houston.

Kampionët në fuqi të NBA arritën që të fitonin falë formës së mirë të yllit të tyre, Shai Gilgeous-Alexander në një duel që u vendos vetëm pas kohës së dytë shtesë (125-124).

Ndërsa në Los Anxhelos skuadra e Lakers luajti “derbin” me Golden State pa LeBron James.

Në mungesë të tij Luka Donçiç tentoi që të fitonte i vetëm takimin, por Jimmy Butler dhe Steph Curry udhëhoqën Golden State drejt fitores së parë sezonale me shifrat 119-109.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat