Trepça e pret skuadrën gjermane! Bashkimi në Itali e Peja në Kroaci

Basketboll

Trepça e pret skuadrën gjermane! Bashkimi në Itali e Peja në Kroaci

Më: 22 tetor 2025 Në ora: 11:42
Pamje nga ndeshja

Të mërkurën (sonte) tri klubet tona do të garojnë në arenën ndërkombëtare.

Kampionia e Kosovës, Trepça e pret skuadrën gjermane Braunschweig.

Përballja zhvillohet në “Minatori” nga ora 18:30 në kuadër të Grupit F të FIBA Europe Cup.

Mitrovicasit pësuan në takimin e parë nga PAOK 85:74, ndërsa skuadra gjermane fitoi në ndeshjen e parë ndaj Anwil-it me rezultat të ngushtë 98:87.

Në grupet e FIBA Europe Cup do të luajë edhe nënkampioni Bashkimi.

Prizrenasit janë mysafirë të skuadrës italiane Pallacanestro Reggiana.

Sfida zhvillohet në Itali nga ora 20:00.

Portokallezinjtë në takimin e parë humbën nga Cibona 93:79, derisa Pallacanestro Reggiana fitoi ndaj Dijon-it në udhëtim 88:96.

Skuadra me traditë, Peja do të zhvillojë ndeshjen e dytë në grupet e Ligën ENBL.

Verdhezinjtë luajnë ndaj skuadrës kroate Dubrava, në takimin që zhvillohet sonte në Kroaci nga ora 20:00.

Peja në takimin e parë pësoi nga Riga Zelli 72:83, kurse Dubrava humbi nga BC Spartak Pleven 82:83.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat