TOP 5 e xhiros së katërt

Basketboll

TOP 5 e xhiros së katërt

Më: 28 tetor 2025 Në ora: 17:08
TOP 5

Xhiroja e katërt e Superliga Femrat solli ndeshje të forta dhe performanca të shkëlqyera nga lojtaret kryesore.

Peja 03 vs United Basketball – 67:62

Peja 03 arriti fitore në një ndeshje të barabartë deri në fund ndaj United Basketball. Lojtaret më të mira të kësaj ndeshje ishin Enisa Kamerolli me 21 pikë, 15 kërcime dhe 2 asistime, si dhe Jacaira Allen me 16 pikë, 14 kërcime dhe 3 asistime.

Penza vs Prishtina – 71:87

Prishtina shënoi fitore në derbi ndaj Penzës me rezultat 71:87. Lojtaret më të mira të kësaj ndeshje ishin Dejah Monet Terrell me 30 pikë, 18 kërcime dhe 3 asistime, dhe Nija Myia Collier me 25 pikë, 15 kërcime dhe 5 asistime.

Bashkimi vs Junior 06 – 92:55

Bashkimi fitoi bindshëm ndaj Junior 06 në derbin prizrenas me rezultat 92:55, duke dominuar të gjithë ndeshjen. Lojtarja më e mirë e kësaj ndeshje ishte Alexis Mead me 27 pikë, 12 kërcime dhe 8 asistime.

TOP 5 e xhiros së katërt:

Dejah Monet Terrell (KBF Prishtina) – 30 pikë, 18 kërcime, 3 asistime

Nija Myia Collier (KBF Prishtina) – 25 pikë, 15 kërcime, 5 asistime

Enisa Kamerolli (KBF Peja 03) – 21 pikë, 15 kërcime, 2 asistime

Jacaira Allen (KBF Peja 03) – 16 pikë, 14 kërcime, 3 asistime

Alexis Mead (KBF Bashkimi) – 27 pikë, 12 kërcime, 8 asistime

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat