Vëllaznimi ka regjistruar fitoren e parë në ProCredit Superligë.
Kuqezinjtë fituan ndaj Borës me rezultat 91:79 (18:17, 17:29, 25:20, 29:15), në një sfidë interesante në Gjakovë, ku ishin duke humbur me 12 pikë, por në fund triumfuan me 12 pikë dallim.
Te vendasit, Ziggy Reid kishte 27 pikë, Yor Anei 18 pikë e 12 kërcime, ndërsa Rron Dahsyla 15 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime,
Te mysafirët u dalluan Tyson Jackson me 17 pikë e dhjetë kërcime dhe Shaquan Jules me 16 pikë e shtatë kërcime.
Vëllaznimi ka një fitore e tri humbje, kurse Bora katër humbje.