Bashkimi i shkakton debakël Cibonës së Zagrebit

Basketboll

Bashkimi i shkakton debakël Cibonës së Zagrebit

Nga: K.Goca Më: 4 nëntor 2025 Në ora: 20:42
Pamje nga ndeshja

Bashkimi i Prizrenit ka treguar “muskujt” në përballje me Cibonën e Zagrebit, në ndeshjen e xhiros së katërt të Europe Cup FiBA në basketboll.

Prizrenasit dominuan fillim e mbarit të përballjes duke triumfuar me rezultat 89:69 (19:7, 18:18, 28:19, 24:25) ndaj Cibonës.

Bashkimi shënoi fitoren e parë e Cibona pësoi humbjen e parë.

Image

Në çerekun e parë Bashkimi ka treguar lojë më të mirë duke avancuar me 12 pikë (19:7). 

Edhe në çerekun e treguan angazhim e lojë duke e  rritur epërsinë në 17 pikë (32:15) në minutën e 17-të, ku e përmbylli 20 minutëshin e parë me 37:25.

Në minutën e 30-të Bashkimi veç e kishte të siguruar fitoren, duke udhëhequr me 21 pikë (65:44) ndaj Cibonës.

Bshkimi ngadhënjeu em 20 pikë dallim (89:69) ndaj Cibonës.

Jeremiah Bailey me 16 pikë, i ndihmuar nga Kyan Anderson me 14, Isaiah Cousins sosh tej. – ishin më efikasit të Bashkimi. Te Cibona u dallua Matej Rudan me 18 pikë.

Në Grupin J, Cibona kryeson me 7 pikë e Bashkimi renditet në vend të tretë me 5 pikë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat