Trepça e pafat para shikuesve të vet, duke pësuar humbje në çastet e fundit me rezultat 77:75 (16:16, 21:22, 20:16, 20:21) nga PAOK i Greqisë, në ndeshjen e grupit G të në Europe Cup në basketboll.
Përballja mes Trepçës dhe PAOK-ut nga Selaniku, është karakterizua me rivalitet të madh, duke mbajtur në presion deri në sekondat e fundit tifozët në palestrën e sportit ‘Minatori” në Mitrovicë.
Çereku i parë i barabartë, 16:16.
Edhe çereku i radhës me rivalitet të madh, ku Trepça shkoi në pushim me një pikë dallim (38:37).
Në çerekun e tretë ekipi nga Greqia doli në epërsi në minutën e 30-të me 54:57.
Çereku i fundit është kaptinë në vete.
Në minutën e 38-të rezultati 70:72 për PAOK-un.
Një treshe e vendasve, 73:72, por mysafirët shënojnë shpejt 4 pikë, 73:76 dhe përfundoi me rezultat 75:77.
basketbollisti Mustapha Amzil është me efikasi të Trepça, me 17 pikë dhe të PAOK-u Cleveland Melvin me 20 pikë.
Trepça pëson humbjen e katërt rresht, ndërsa PAOK shënon fitoren e tretë. PAOK zë vendin e parë me 7 pikë e
Trepça të fundit me 4 sosh në Grupin F.