Në NBA, skuadra e Golden State Warriors nuk kishte asnjë shans për fitore në përballjen me Denver Nuggets, pasi mungesa e Steph Curry-t u ndje dukshëm në lojën e kalifornianëve.
Që në fillim të ndeshjes, Denveri kaloi në avantazh dhe ruajti ritmin e lartë deri në fund, duke e mbyllur takimin me rezultat bindës, 129 me 104.
Serbi Nikola Jokiç shkëlqeu sërish, duke realizuar 26 pikë, 9 kërcime dhe 9 asistime, shumë pranë një “triple-double”-i të radhës.
Një tjetër paraqitje e fortë erdhi nga Jamal Murray, i cili kontribuoi me 23 pikë, duke qenë i saktë në pesë nga shtatë tentativat për tri pikë.
Një ndeshje dominuese për kampionët në fuqi, që treguan sërish forcën e tyre në shtëpi, ndërsa Warriors mbeten në kërkim të formës pa liderin e tyre, Steph Curry.