Tri ndeshje interesante u zhvilluan në javën e pestë të ProCredit Superligës, duke dhuruar shumë emocione.
Derbin e kësaj xhiro e fitoi GO+ Peja ndaj Sigal Prishtinës.
Te pejanët u dallua Cesare Edwards me dyshifror të dyfishtë, 21 pikë, dhjetë kërcime, duke shtuar edhe tri asistime e një top të vjedhur.
Edwards shpallet MVP i javës së pestë, hera e dytë në këtë edicion për të.
MVP
Cesare Edwards (Peja) 21 pikë, 10 kërcime, 3 asistime, 25 indeksi
Top 5
Cesare Edwards (Peja) 21 pikë, 10 kërcime, 3 asistime, 25 indeksi
Tajh Green (Peja) 20 pikë, 8 kërcime, 2 asistime, 21 indeksi
Kentrell Pullian (Rahoveci 029) 25 pikë, 8 kërcime, 6 asistime, 29 indeksi
Dequon Lake (Bashkimi) 12 pikë, 13 kërcime, / asistime, 20 indeksi
Kyan Anderson (Bashkimi) 16 pikë, 4 kërcime, 7 asistime, 19 indeksi