Hapoel merr frenat e Euroleagues

Basketboll

Hapoel merr frenat e Euroleagues

Më: 13 nëntor 2025 Në ora: 12:17
Pamje nga ndeshja

Në mesjavë janë luajtur takimet e raundit të 10-të të Euroleague në basketboll për meshkuj. Skuadra e Hapoel tel Aviv udhëheq e vetme renditjen me rekordin 8 fitore e 2 humbje. Izraelitët fituan 114-89 ndaj Baskonia Gasteiz.

Me nga 7 fitore ndodhen në vendin e dytë tri skuadra: Zalgiris Kaunas, Olimpiacos dhe Crvena Zvezda. Mjaft interesante sfida që nxori fitues ekipi grek, që mundi në Athinë me shifrat 95-78 pikërisht rivalët nga Lituania.

Fitore në sekondën e fundit për Barcelona, që triumfoi 75-74 në Munih ndaj Bayern. Rikthehet te suksesi edhe ekipi kampion i Fenerbahce, që mundi 84-75 Maccabi tel Aviv, ndërsa Valencia fitoi 89-76 ndaj Real Madrid në derbin spanjoll.

Euroleague-Raundi i 10-të

Dubai Basketball – Crvena Zvezda, 102-86

Fenerbahce – Maccabi Tel Aviv, 84-75

Hapoel Tel Aviv – Baskonia Gasteiz, 114-89

Partizan Beograd – Monaco, 78-76

Virtus Bologna – Anadolu Efes, 99-89

Valencia Basket – Real Madrid, 89-76

Paris Basketball – Panathinaikos, 95-101

Olympiacos – Zalgiris Kaunas, 95-78

Bayern Munich – Barcelona, 74-75

Armani Milano – Villeurbanne, 80-72

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat