Bashkimi – Peja, derbi drithërues në fundjavë

Basketboll

Bashkimi – Peja, derbi drithërues në fundjavë

Nga: K.G. Më: 13 nëntor 2025 Në ora: 21:48
Pamje nga ndeshja

Lideri i Kampionati të Kosovës në basketboll, Bashkimi i Prizrenit, përgatitet për derbin e drithërues të fundjavës.

Prizrenasit do të presin rivalin e vjetër, Go+Pejën. 

“Të shtunën, skuadra jonë përballet me KB Pejën në ‘Sezai Surroi’ në një tjetër super ndeshje që pritet të jetë shumë e fortë!

Ky është momenti ku çdo prizrenali duhet të jetë pranë ekipit tonë, të mbushim palestrën dhe të krijojmë atmosferën që vetëm Prizreni di ta bëjë!

Arsye për mungesë nuk ka — hajde edhe ti, ta mbështesim ekipin tonë dhe ta çojmë drejt një tjetër fitore!”, thuhet në njoftimin e klubit Bashkimi.

KB Bashkimi kryeson me 10 pikë apo ka 5 fitore rresht sa ka edhe Peja në pozitën e dytë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat