Mitrovicasit para sfidës me ekipin polak

Basketboll

Mitrovicasit para sfidës me ekipin polak

Nga: K.G. Më: 18 nëntor 2025 Në ora: 16:36
Trepça e Mitrovicës

Trepça e Mitrovicës, kampion i Kosovës, synon paraqitje sa më të mirë në konak të ekipit polak, Anwil. 

Ndeshje shumë e vështirë për mitrovicasit në kuadër të xhiros së gjashtë të Europe Cup FIBA në basketboll.

“Udhëtojmë drejt Polonisë për ndeshjen e fundit të FIBA Europe Cup këtë sezon, ku nesër në ora 18:30 do të përballemi me ekipin e Anwil.

Kjo mbyllje e rrugëtimit evropian për këtë vit është një përvojë e vlefshme që na ka forcuar si skuadër.

Përqendrimi ynë tani kthehet plotësisht te garat tona, aty ku synimi mbetet i pandryshueshëm: të jemi gjithmonë pretendentë dhe të luftojmë për të fituar gjithçka”, - njofton Trepça.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat