Basketbollisti gjigant 229 centimetra befason

Basketboll

Basketbollisti gjigant 229 centimetra befason

Më: 21 nëntor 2025 Në ora: 11:03
Jeremy Gohier

Jeremy Gohier, adoleshenti kanadez 14‑vjeçar që ka shtuar 11 cm në një vit dhe ka arritur lartësinë 2.29 m, është bërë “viral” si “gjiganti i ri” i basketbollit.

Ai krahasohet shpesh me bashkëkombasin Olivier Rioux, 19 vjeç, i cili është 2.36 m, i cili u provua te Real Madridi dhe tashmë ka debutuar në NCAA me Miami.

Gohier është ndërkohë pjesë e kombëtares së moshave të Kanadasë, por pranon se përditshmëria e tij nuk është e lehtë:

“Sa herë shkoj diku, të gjithë më shikojnë. Do të doja të isha 1.80 m.

Ndonjëherë do të doja të mund të zhdukesha”. Megjithatë, shton se pavarësisht vështirësive, është i lumtur që lartësia e tij i lejon të ndjekë ëndrrën e basketbollit: “E preferoj këtë gjatësi, nëse do të thotë të luaj basketboll”.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat