Do të nderohen më të mirët e basketbollit të Kosovës

Basketboll

Do të nderohen më të mirët e basketbollit të Kosovës

Më: 22 nëntor 2025 Në ora: 16:35
Foto ilustrim

Laureatët e Vitit 2025 – do të nderohen më të mirët e basketbollit të Kosovës!

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës ka miratuar mbajtjen e ceremonisë së shpalljes së Laureatëve të Vitit 2025 më 19 dhjetor 2025, nga ora 19:00, në hotel “Courtyard by Marriott Prishtina”.

Po ashtu, është konfirmuar edhe përbërja e Komisionit të Laureatëve, me profesionistë të basketbollit dhe mediave.

Le të festojmë sukseset, punën dhe kontributin e të gjithë atyre që e ngrisin basketbollin e Kosovës çdo ditë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat